Kryetari i grupit punues për themelimin e Fondit Sovran, Besnik Pula, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se ka dorëzuar draftin përfundimtar të koncept dokumentit për themelimin e këtij institucioni.

Marketing

“Sot, në emër të Grupit Punues për Themelimin e Fondit Sovran, pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në Qeverinë e Republikës së Kosovës ta dorëzoj draftin përfundimtar të Koncept Dokumentit për Themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Pula.

Sipas tij ky dokument përben bazën konceptuale dhe strategjike për themelimin e Fondit Sovran, përfshirë konceptin dhe hapat për vendosjen e bazës ligjore dhe institucionale të fondit.

Për Pulën, drafti i koncept dokumentit për themelimin e Fondit Sovran është hapi i parë drejt themelimit të këtij institucioni.

“Qeverinë e presin punë të shumta dhe të mëdha. Besoj se flas në emër të gjithë anëtarëve të Grupit Punues që mbesim të gatshëm dhe të përkushtuar që ta mbështesim këtë proces deri në fund”, ka shkruar mes tjerash ai.

“Për informim të drejtë, publikimi i Koncept Dokumentit në fjalë nuk është në autoritetin e Grupit Punues. Sipas procedurave të parapara, ai bëhet publik pas shqyrtimit dhe miratimit nga Komiteti Ekzekutiv i Qeverisë së Kosovës”. /albora.ch/

Marketing