Sot nisi gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës, pas 10 ditë pushimi dimëror.

Marketing

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dje njoftoi se nga sot fillon periudha e dytë e vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Në bazë të njfotimit, “task forca” në nivel komune do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike me pandeminë në komunat e tyre, si dhe kushtet specifike në shkolla.

Kurse, drejtoritë komunale të arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK. Përveç mësimit me prani fizike në shkollë, do të jenë në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja. /albora.ch/

Marketing