Një ndër lojtarët më premtues kosovar për të ardhmen, Lindon Emërllahu është ftuar në Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Mesfushori i Ballkanit i cili tregoi paraqitje fantastike në sezonin pranveror me klubin kampion tani do të jetë pjesë e Shqipërisë U-21, transmeton Albora.ch

Marketing

Siç kanë njoftuar disa burime shumë të sigurta të Gazeta Metro brenda Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ai gjendet në grumbullim me të përzgjedhurit e Alban Bushit.

Emërllahu më herët kishte qenë pjesë e Kombëtares U-19 të Kosovës, mirëpo siç duket tashmë ka zgjedhur të përfaqësoj në të ardhmen Shqipërinë.

Ai është konsideruar edhe si një ndër zbulimet e këtij sezoni, pasi që emërimi si trajner i Ballkanit i Ilir Dajës, kishte bërë që mesfushorit nga Mushtishti t’i jepej më shumë hapësirë në formacionin startues.

Daja e kishte zbuluar talentin e tij në ndeshjen kundër Llapit sezonin e kaluar, ku gjatë pjesës së parë ishte lënduar kapiteni i suharekasve, Edvin Kuç dhe në vend të tij kishte hyrë Lindon Emërllahu.

Paraqitja e tij ishte komplimentuar shumë nga trajneri shqiptar si dhe nga bashkëlojtarët e tij, e deri tek ish-sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, që aktualisht është pjesë e ekipit slloven, Mura.

Kujtojmë se Shqipëria do të përballet ndaj Anglisë më 7 qershor dhe ndaj Kosovës më 13 qershor në kuadër të kualifikimeve për Europianin e 21-vjeçarëve.

Marketing