Roxhers Demirazi, 20-vjeçari shqiptar i cili ishte në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit grek në Selanik është vetëdorëzuar.

Marketing

Më herët avokatja e tij deklaroi se i riu shqiptar do të vetëdorëzohej në orët në vijim dhe kështu ka ndodhur.

Ende nuk dihen rrethanat e vetëdorëzimit të tij dhe as vendi ku ishte fshehur prej kaq kohësh, raporton protothema, përcjellë albora.ch.

I riu me origjinë nga Korça, por i lindur në Greqi ka arritur të largohet drejt Shqipërisë përpara se të kapej nga policia greke për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis.

Ai ka kaluar pa asnjë problem nga pika kufitare e Kakavijës pasi nuk ka qenë i shpallur në kërkim ende nga policia greke e tani edhe nga ajo shqiptare.

Ka patur dyshime se ai qendronte i fshehur në shtëpinë e prindërve të tij në Korçë, por kur policia ka ushtruar kontrolle nuk e ka gjetur aty./albora.ch/.

Marketing