Një pjesë e fushës bar sintetik në Gjilan është djegur në ditën kur pritet të zhvillohet ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit.

Marketing

Sot është në orar zhvillimi i ndeshjes me Dritës dhe Gjilani në kuadër të javës së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Mirëpo drejtuesit e klubeve me të arritur në stadium ku do të zhvillohet ndeshja kanë vërejtur që një pjesën e barit i është vënë flaka.

Dëmtimet para portës janë evidente dhe shihen qarta nga fotot që posedon Telegrafi.

Ndeshja është paraparë që të zhvillohet pa tifozë për shkak të sigurisë.

Mbetet të shihet se a do të të arrihet të sanohet ajo pjesë ku është dëmtuar.

Marketing