Një 100-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Klinë.

Marketing

Policia është njoftuar mbrëmë për një shpërthim në një shtëpi ku brenda saj është gjetur trupi i pajetë i viktimës, që sipas familjarëve i ka mbi 100-vjeç.

Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

Marketing