Në Alenë e viktimave të bombardimeve të Beogradit në prill të vitit 1941 në Varrezat e Reja në Beograd, ambasadori i ri amerikan në Serbi Christopher Hill u shfaq zyrtarisht në publik për herë të parë që kur mori detyrën.

Marketing

Me atë rast, telvizioni N1 bën të ditur se ai ka qëndruar pranë ambasadorit rus, Alexander Bocan Kharchenko.
Të përkujtojmë se Hill ka mbërritur në Beograd në fund të marsit dhe në pozitën e ambasadorit në Serbi vjen me propozim të presidentit amerikan Joseph Biden.

“Nuk jam marrë me situatën këtu për dekada, prandaj më duhet të kuptoj një brez të ri njerëzish, disa prej të cilëve as nuk kishin lindur kur kam qenë në Beograd për herë të,” ka deklaruar Hill me të arritur në Beograd.

Marketing