Sindikata e punonjësve në sektorin e ushqimit, pijeve dhe hotelierisë është e zhgënjyer me vendimin kompanisë e për pushimin nga puna të 410 punëtorëve.

Marketing

Coca-Cola planifikon të pushojë nga puna 410 punëtorë në Gjermani, ka njoftuar dega gjermane e gjigantit amerikan të ushqimit.

Kompania planifikon të mbyllë fabrikën e saj në Hamm, North Rhine-ëestphalia, deri në fund të vitit, e cila aktualisht punëson 82 punëtorë.

Gjysma e vendeve të punës në fabrikë do të mbyllen dhe punëtorët e tjerë, si konsulentët e shitjeve, do të mbeten në rajon, por do të zhvendosen në vende të tjera.

Shumica e punëtorëve që mbushin makinat shitëse dhe i servisojnë do të pushohen nga puna, dhe ata aktualisht punojnë në të gjithë Gjermaninë dhe janë të vendosur organizativisht në vende të caktuara.

Deri më tani, Coca-Cola ka bërë mbushjen dhe servisimin e makinave shitëse në Gjermani dhe në të ardhmen do t’ua lërë këto punë nënkontraktorëve.

Kompania tha të martën se do të përpiqet të largojë punëtorët “me kushtet sociale sa më të pranueshme, bazuar në marrëveshjen e re kolektive”.

Sindikata e punonjësve të ushqimit, pijeve dhe hotelierisë (NGG) është e zhgënjyer me vendimin e kompanisë.
“Kjo është një ditë e trishtuar në kohë të vështira për punëtorët e Coca-Cola,” tha sindikalisti Freddy Adjan. “Së bashku me këshillat e punëtorëve, do të punojmë në paraqitjen e propozimeve alternative dhe gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme shoqërore për të zbutur pasojat e këtyre planeve drastike”, shtoi Adjan.

Marketing