CFR Cluj njoftoi zyrtarisht transferimin e mesfushorit Ermal Krasniqit: “Mirë se erdhe, Ermal Krasniqi! Klubet CFR 1907 Cluj dhe FC Ballkani, ish-kundërshtarët tanë nga grupet e Ligës së Konferencës, kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit kosovar Ermal Krasniqi te Gruia!, shkruajnë mediat rumune, përcjell Albora.ch.

Marketing

Mesfushori sulmues 24-vjeçar i ka kaluar tre sezonet e fundit te FC Ballkani, për të cilin ka bërë 105 paraqitje. Në fanellën e kampionit të Kosovës, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 17 asistime vendimtare.

Zhvillimet e mira në sezonet e fundit e sollën në vëmendjen e përfaqësueses së parë të shtetit të Kosovës dhe në nëntor të vitit 2022 mesfushori u thirr për herë të parë në kombëtare. I urojmë “mirëseardhje” në Gruia dhe sa më shumë suksese në CFR Cluj!”, njofton skuadra e Transilvanisë në faqen zyrtare në Instagram.

Tekniku i kampionit para dy ditësh ka thënë se dëshiron edhe 1-2 lojtarë, ndërsa ka prezantuar emrat e tyre Andrei Peteleu dhe Ermal Krasniqi.

Mesfushori Ermal Krasniqi, transferimi i fundit i suksesshëm nga CFR Cluj

Pasi Kisvarda konfirmoi kalimin e Peteleu te CFR Cluj,  zyrtarët e Gruia ia dolën mbanë edhe në transferimin e mesfushorit ofensiv Ermal Krasniqit, i cili i bëri përshtypje Dan Petreskut në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

24-vjeçari kosovar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë me kampionët e Rumanisë dhe sipas informacioneve, së shpejti do të shkojë në kampin stërvitor të Transilvanisë në Spanjë.

Ermal Krasniqi luajti për Ballkanin në pesë nga gjashtë ndeshjet e grupeve të Ligës së Konferencës. Mesfushori ofensiv, i cili kishte vetëm kontratë deri në verë, humbi vetëm ndeshjen e fundit, ndaj CFR Cluj dhe ka dy gola në fazën e grupeve, me Slavia Pragën dhe Sivassporin.

Me një çmim prej 375 mijë euro, Ermal Krasniqi luan për Ballkanin që nga viti 2019 kur u transferua nga Ferizaj. Futbollisti 24-vjeçar mund të jetë kundërshtari i Rumanisë në ndeshjet paraprake të EURO 2024, pasi debutoi, në nëntor 2022, në kombëtaren e Kosovës.

Marketing