Ambasada britanike në Serbi ka mohuar akuzat për eksport të armëve nga vendi i tyre në Kosovë.

Marketing

“Në disa media të Beogradit u shfaqën akuza tërësisht të sajuara për eksportin e armëve nga Britania e Madhe në Kosovë. Nuk ka asnjë grimë të vërtetë në këto akuza. U bëjmë thirrje të gjitha mediave që të kontrollojnë faktet dhe të parandalojnë përhapjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se në mediat e regjimit të Beogradit dolën informacione se “anglezët po armatosin Kurtin”, kryeministrin e Kosovës dhe se po dërgojnë raketa.

Këtyre akuzave iu bashkua edhe kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili akuzoi Britaninë e Madhe për shkelje të Rezolutës 1244.

“Jo vetëm britanikët po i armatosin, por edhe amerikanët, turqit po trajnojnë pilotë për aeroplanë një ditë. Britania po shkel Rezolutën 1244 duke armatos Prishtinën me raketa të rrezikshme antitank,” tha ai, ndërsa ministri i policisë Aleksander Vulin e përshkroi këtë si “një akt armiqësor”.

Vulin tha se “askush nuk mund të armatosë terroristët dhe të shpresojë për paqe”.

“Britania e Madhe u jep terroristëve armë shkatërrimi dhe disa prej tyre do të shkojnë në trajnime pilotësh në Turqi dhe Shqipëri”, tha Vulin.

Marketing