Përderisa ditëve të kaluara kemi pasur një numër të lartë të infektimeve me Covid-19, thuajse gati çdo ditë afër 3 mijë raste të reja, Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 789 qytetarë të infektuar në të gjithë vendin.

Marketing

Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar se gjatë 24 orëve të fundit 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit teksa në gjendje të rëndë në spital janë 13 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë poashtu ka bërë apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar./albora.ch/

Marketing