Dihet që Zvicra ofron ndër djathërat më të mirë që i njeh bota, por dikush u kujdes që këtë prodhim zviceran ta gërshetojë bukur me traditën shqiptare. “Burek King”, tashmë njihet si ‘shija’ që i bashkon të gjitha nacionalitet. Por, si erdhi deri tek hapja e këtij biznesi, flet për albora.ch vetë pronari i tij, Fatmir Mehmedi.

Marketing

“E kam themeluar në vitim 2013, fillimisht në Rainach të kantonit Aargau, tash më shumë se një vit jemi zhvendosur në kantonin e Lucern-it.

Ideja buron nga nostalgjia që kan mërgimtarët për vendlindjen. Në Zvicër jetojnë shumë shqiptarë dhe duke e ditur që pavarësisht që jetojmë këtu malli për vendlindjen dhe të gjitha gjërat tjera që na mungojnë është i madh, mendova që duke iu ofruar këtë ushqim tradicional do të bëja që ata të ndihen më afër vendlindjes, ndërsa unë do të bëjë një punë që nuk do të mungojnë vizitorët e shumtë shqiptarë”, tregon ai.

Fillimisht të huajt vijnë nga kureshtja për të shijuar ushqimet tradicionale shqiptare, por më pas bureku mbetet në kujtesën e tyre.

Kërçovari, Fatmir Mehmedi tregon tutje se çka e bënë këtë lokal unik.

“Sigurisht që nga shqiptarët frekuentohet më së shumti, por nuk mungojnë as vizitorë të huaj të nacionaliteteve tjera. Zvicëranët janë vizitorë gjithnjë e më shumë në rritje. Fillimisht vijnë vetëm nga kureshtja për të provuar një ushqim për ata jo shumë të njohur dhe më pas sigurisht shumë nga ata bëhen edhe vizitorë të rregullt. Po, ne përdorim lloj-lloj djathërash, kryesisht prodhim zviceran kur dihet që Zvicra ofron ndër djathërat më të mirë në këtë drejtim, nga vizitorët marrim vetëm lëvdata”.

Madje, jo rrallëherë “Burek King” është shija e preferuar edhe e artistëve dhe në përgjithësi njerzëve të famshëm, vuri në pah për albora.ch udhëheqësi i këtij lokali, Mehmedi. /albora.ch/

Marketing