Turizmi Rural dhe Industria e Artizanatit dhe Manifakturës janë fokusi i projekteve të financuara nga Bashkimi Europian, përmes programit IPARD II.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, inkurajoi aplikimin në përfitimin e këtyre fondeve, duke thënë se agroturizmi është një mundësi e jashtëzakonshme edhe për emigrantët, të cilët duan të investojnë kursimet e tyre, transmeton albora.ch.
Ai shtoi se kjo u jep mundësinë që përmes investimit të tyre të kursimeve të mund të sigurojnë të ardhura më të larta sesa të ardhurat që sigurojnë nga puna në emigracion.
Sipas kryeministrit Rama, buxheti i alokuar nga kjo thirrje për aplikim është 5,2 milionë euro, i bashkëfinancuar në 75 % nga fondet e BE dhe 25 % kontribut i buxhetit të shtetit, derisa thirrja për aplikime është e hapur deri në datën 25 shkurt. /albora.ch/