Bashkimi Evropian, anëtarët dhe institucionet e tij i bëjnë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që “të veprojnë me përmbajtje dhe të mos përdorin lëvizje dhe mesazhe të njëanshme që vetëm rrisin tensionet”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano në Bruksel në lidhje me kërkesën e Prishtinës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Marketing

I pyetur nga gazetarët se si BE-ja e sheh mesazhin e Serbisë se do të hakmerret ashpër ndaj një hapi të tillë të Prishtinës, Stano tha se BE-ja nuk është anëtare e Këshillit të Evropës dhe nuk mund të komentojë për këtë.

Zëdhënësi i KE-së shtoi se BE-ja pret gjithashtu që të dyja palët të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur të gjitha çështjet përmes dialogut, me ndërmjetësimin e Bashkimit, dhe për të përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Kosova sot ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës, e cila i është përcjellë Komitetit të Ministrave të asaj organizate panevropiane për procedurë të mëtutjeshmetransmeton N1.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se Prishtina me aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka treguar se ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit dhe ka pyetur përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare se pse po e ftojnë Beogradin në bisedime kur shqiptarët e Kosovës rrënojnë gjithçka që ata nënshkruajnë.

Marketing