Marketing

Në Tiranë u përmbyll operacioni policor i koduar “Çelësi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, operacion ky ku u dokumentuan 8 raste të vjedhjeve në banesa.

Derisa, u vu nën pranga autori i dyshuar i vjedhjeve, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

“Sekuestrohen një mekanizëm çelës përshtatës që shërben për kopjimin/klonimin dhe hapjen e bravave, një kuti me vegla dhe çelësa si ato të kopjimit të çelësave të bravave, një çelës makine, çelësa të ndryshëm banesash, dy aparate celulare, një dron me kamër, 3 televizora, 24 ora dore të markave të ndryshme, 4 çanta të ndryshme, një iPad, një kamer sigurie, një playstation dhe 4 laptopë, disa bizhuteri floriri, 295.000 lekë të rinj, 6400 euro, 276 dollarë dhe 490 paund”.

Tutje, mediat vendëse duke u bazuar tek të dhënat e policisë raportojnë se u vu në pranga shtetasi Marsel Sula 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi i studionte banesat, duke përdorur disa pajisje speciale, bënte kopje të çelësave dhe me pas kryente vjedhjet, duke hyrë në banesa pa dëmtime të dyerve apo dritareve dhe duke iu shmangur kamerave të sigurisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se nëpërmjet këtij mekanizimi, ky shtetas dyshohet të ketë vjedhur në 8 banesa të ndryshme, gjatë muajit dhejtor 2021 dhe muajve janar dhe shkurt 2022./albora.ch/

Marketing