Policia Braziliane ka arrestuar sot një haker me dyshimin se ka hyrë ilegalisht në llogarinë bankare të Neymar dhe ka vjedhur më shumë se 35 000 euro nga super ylli i Paris Saint-Germain.

Marketing

Djaloshi 20 vjeçar është shoqëruar në mbajtje të mërkurën “për mashtrim të klientëve të bankave”, sipas një deklarate të policisë, të cilët kanë konfirmuar që llogaria për të cilën bëhet fjalë i takon Neymarit.

I dyshuari punon për një bankë që nuk i është dhënë emri kur braziliani dhe babai i tij, Neymar Santos Sr, i cili është edhe menaxher i biznesit të djalit të tij, i mban llogaritë dhe nuk ishte në gjendje që të kishte akces në pasvorde në një bankomat simotër të bankës.

Zyrtari policor, përgjegjës për këtë rast, ka thënë se Neymar ishte viktimë e vjedhjes në një intervistë për emisionin televiziv, Brasil Urgente para se të shpjegon se si është kryer ky krim.

“Çfarë bëri ky djalë?”, tha Fabio Pinheiro Lopes.

“Ai mori pasvordin e kolegut të tij të zyrës dhe filloi të vjedh shuma të vogla parash nga njerëz që kanë të ardhura të mëdha”.

“Këta njerëz nuk i vunë re fillimisht. Ai bëri një transferim prej 10000 real (1912 dollar), pastaj edhe 10000 tjera, pastaj 20000, pastaj 50000, në total 200 000”.

Lopes tha se babai i Neymar më shumë gjasë ishte i pari që e vuri re dhe e raportoi vjedhjen, duke pasur parasysh se ai menaxhon me pagat edhe të djalit të tij.

Polici po ashtu ka konfirmuar që fondet e vjedhura do t’i kthehen Neymarit.

“Kur ato zbulohen, ata telefonojnë bankën. Banka e rimburson viktimën dhe heton se kush është pas vjedhjes”, tha ai.

Zyra për media e Neymar është kontaktuar nga Reuters në lidhje me rastin, por ata ende nuk janë përgjigjur publikisht për këtë gjë.

30 vjeçari për momentin është jashtë fushave shkaku i një lëndimi në PSG, por mund të jetë gati për skuadrën e Mauricio Pochettinos kur ata të përballen me Real Madridin javën tjetër në Ligën e Kampionëve. /albora.ch/

Marketing