Një trend i ri mashtrimi përmes WhatsApp-it është kthyer në shqetësim për përdoruesit, ku me qëllimin për të vjedhur para, hacker-at hiqen si “fëmijët” dhe u dërgojnë mesazhe familjarëve, duke i bërë të mendojnë se janë të afërmit e tyre me të cilët po flasin.

Marketing

Trendi i ri quhet “mashtrimi i mamit dhe babit” pasi autorët përpiqen të komunikojnë me prindërit duke i kërkuar para në mënyrë emergjente, transmeton albora.ch.

Në WhatsApp vijnë mesazhe të tipit:

“Mami. Jam unë, por më është thyer telefoni. Do përdor këtë numër derisa të marr një të ri.” Nëse prindi nuk ka asnjë dyshim se po flet me fëmijën, kalohet tek situata e pretenduar e emergjencës.

Nga ky lloj mashtrimi vetëm në Angli mendohet të jenë vjedhur £50,000.

Ekspertët thonë se është shumë e lehtë për ta të kenë lista të dhënash me emra, numra telefonash, ditëlindje apo rrjete sociale të njerëzve të ndryshëm./albora.ch/

Marketing