Edhe një tjetër person është arrestuar nga policia për rastin e rëndë të ndodhur në Kosovë ku u qëllua me armë drejt një autobusi nxënësish.

Marketing

Përveç shoferit, i cili dyshohet të ketë qenë objektivi i të dyshuarve, mbetën të vdekur edhe dy nxënës 17-vjeçarë të cilët po udhëtonin me autobus në momentin kur ndodhi sulmi.

“Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,” njofton policia kosovare.

Deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen në Gllogjan, dy prej tyre janë në paraburgim kurse njëri është liruar në arrest shtëpiak.

Vrasja e trefishtë që ndodhi në Deçan cilësohet si një prej ngjarjeve më të rënda që ka ndodhur në vend./albora.ch/

Marketing