Pothuajse një familje e tërë me gjashtë persona kanë vdekur nga Coronavirus, askush nga ta nuk kishte dashur të vaksinohej.
Marketing
Ngjarja ka ndodhur në Itali. I pari që vdiq ishte babai 80 vjeç, më pas gruaja e tij, 78 vjeç, djali 50 vjeç dhe një motër 55 vjeç: të katër vdiqën në spitalin Umberto.
Dy vdekjet e fundit në familje në spital kanë ndodhur dje: është motra e tretë, 52 vjeçe dhe gjyshja nga babai 91 vjeçe.
Noemi 25 vjeçe e cila mbijetoi dhe iu shkatërrua familja për media italiane tha se është e shkatërruar, dhe se ka humbur gjithçka.
Kjo tragjedi familjare sipas Emanuele Cassarà, drejtor shëndetësor i Umberto tregon se e vetmja armë për të shmangur pasoja të tilla të tmerrshme është vaksina./albora.ch/
Marketing