Sulmuesi shqiptar Armando Broja është duke e mahnitur botën e futbollit me paraqitjet e tij te skuadra angleze Southampton.

Marketing

Ai luajti së fundi në FA Cup kundër West Ham Unitedit duke e ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohet në çerekfinale të kësaj gare.

Broja u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe fitoi një penallti dhe shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur në fund të ndeshjes duke e siguruar fitoren e Southamtonit, transmeton albora.ch.

Armando Broja është njëri nga vetëm tre lojtarët e Premierligës nën 21 vjeç që ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 10 e më shumë gola në të gjitha garat këtë sezon (nëntë gola, një asistim), së bashku me Bukayo Saka dhe Michael Olise./albora.ch/

Marketing