Menaxherët e kompanive shtetërore si SBB, Swiss Post apo Ruag nuk duhet të kenë pagën e tyre vjetore të kufizuar në një milion franga.

Pavarësisht vullnetit të Këshillit Kombëtar, për herë të dytë Këshilli i Shteteve refuzoi sot (27 vota kundër 13) hyrjen në themel të një projekti të ardhur nga një nismë parlamentare.

Dosja është e arkivuar, transmeton albora.ch.

Marketing

Projektligji, rezultat i një nisme nga ish-deputetja Susanne Leutenegger Oberholzer (PS / BL), synon menaxherët e shtatë kompanive të lidhura me Konfederatën: SBB, La Posta, Ruag, Suva, Swisscom, Skyguide dhe SSR.

Drejtuesit dhe anëtarët e bordit të tyre nuk duhet të fitojnë më shumë se një këshilltar federal./albora.ch/

Marketing