Sulmuesi 19-vjeçar spanjoll, Ansu Fati do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Barcelonës me eliminim direkt në Ligën e Evropës kundër Napolit.
Ai ka pasur një sezon të vështirë, duke bërë vetëm pesë paraqitje në La Liga për shkak të një sërë lëndimesh dhe problemet e tij do të vazhdojnë edhe për pak kohë.
Corriere dello Sport, raporton se Fati pësoi një lëndim në tendinën proksimale të kofshës në këmbën e majtë në pjesën e parë të ndeshjes së Copa del Rey kundër Athletic Bilbaos.
Blaugranët ende nuk kanë bërë të ditur se sa kohë do të jetë jashtë fushës, por është pothuajse e sigurt që ai do të humbasë ndeshjen e parë të play-off-it kundër Napolit më 17 shkurt.
Me gjasë 19-vjeçari spanjoll do t’i nënshtrohet një operacioni, por tani për tani Barcelona dëshiron të presë dhe të shohë se si do të zhvillohet lëndimi në të ardhmen e afërt.
Ansu Fati ka munguar në 23 ndeshje deri më tani këtë sezon, për shkak të një lëndimi në kofshë dhe probleme me gjurin. /albora.ch/