????????????????????????????????????

Politologu dhe gazetari Boris Varga mendon se reportet e medive se “Putini e njohu Kosovën” u shkojnë shati të gjitha partive në Serbi, e ndoshta mbi të gjitha të qeverisë dhe presidentit.

Marketing

“Duke parë tabloidet, të cilat janë një lloj pulsi i politikës ditore, vërehet se ftohja e lidhjeve me Rusinë po përgatitet dalëngadalë”, tha Varga në N1.

Putin tha të mërkurën se Republikat Popullore të Donjeckit dhe Luhanskit kanë të njëjtën të drejtë si Kosova për të deklaruar sovranitetin e tyre pa lejen e qeverisë qendrore.

I pyetur nëse ky është një mesazh nga Moska për Serbinë apo komunitetin ndërkombëtar, ai tha se këtu kuptohet si mesazh për Serbinë dhe lexohet “në mënyrën tonë”.

“Unë mendoj se është thjesht një manipulim politik i Putinit. Duke iu referuar vazhdimisht Kosovës, luftërave në ish-Jugosllavi, Putini po manipulon me faktet”, tha ai.

Varga thotë se mediat pro-qeveritare në Serbi po punojnë që akuzat për tradhti t’ia kalojnë Putinit, ndaj sugjerohet që ai ka njohur Kosovën dhe ndoshta duhet ndryshuar politika ndaj Rusisë.

Tabloidët janë këto ‘daulle’, po e shpallin këtë politikë shumë vrazhdë dhe ne kemi parë që po përgatitet kjo ftohje e marrëdhënieve [të Serbisë] me Rusinë”, tha ai.

Boris Varga beson se qëllimi i Putinit është të shpallë republika të pavarura në territorin e Ukrainës, siç po tentohet në rajonin Kherson.

Sipas tij, Putini po krijon një territor që do ta paraqiste si diçka që arriti ta pushtonte si rezultat i agresionit.

“Historia e Kosovës është vetëm një justifikim për të vazhduar agresionin”, tha ai.

Ai ka vlerësuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të vazhdojë të përpiqet të “ulet në dy karrige”.

Marketing