Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, është takuar me presidentin Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.

Marketing

Me anë të një postimi në Twitter, Dugolli ka thënë se është krenar për lidhjen unike mes SHBA-së dhe Kosovës.

Sipas tij, miqësia mes popujve të këtyre dy vendeve përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta.

“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona. Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta. Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, ka shkruar Dugolli.

Ilir Dugolli është emëruar ambasador i Kosovës në SHBA, në nëntor të vitit 2021.

Në vitin 2019, ai ishte emëruar ambasador i Kosovës në Turqi, ndërkaq më herët ishte ambasador në Belgjikë. 

Foto: Twitter

Marketing