Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi.

Marketing

Bëhet fjalë për Debatik (Nak) Delijaj nga fshati Bardhaniq i Gjakovës.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Telegrafin se personi i kërkuar dyshohet se më 27 qershor 2022 kishte sulmuar me sëpatë një 72-vjeçar.

Marketing