Përmes një deklarate ambasada amerikane në Prishtinë, bënë të ditur se askush nuk është duke kërkuar nga liderët e Kosovës që të bëjnë kompromis me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Marketing

Në një postimi në faqen zyrtare të ambasadës, për vizitën e emisarëve Escobar e Lajcak, thuhet se status-quoja është e paqëndrueshme ndaj inkurajojnë të gjithë akterët që të angazhohen drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Përfundoi një vizitë produktive e përbashkët SHBA-BE nga Përfaqësuesit Specialë Escobar dhe Lajcak në Kosovë. ShBA-ja e përkrah fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë me të cilën udhëheqësit kosovarë mund të sigurojnë të ardhme evropiane për qytetarët e saj. Status quo-ja është e paqëndrueshme; ne inkurajojmë angazhim konstruktiv, fleksibil dhe urgjent nga te gjithë për të arritur një marreveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhënie të normalizuara, të përqendruara në njohje reciproke. Askush nuk po u kërkon udhëheqësve të Kosovës që të bëjnë kompromis për integritetin territorial ose që ta shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të paprekshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Marketing