Një sherr i masiv ka ndodhur në një restorant në Filadelfia SHBA. Por, do të habiteni se pse, cila ishte arsyeja?!

Marketing

Një bërxollë doli të jetë ‘mollë sherri’.  

Sherri nisi kur një klient u ankua se një klienti tjetër iu servir ushqimi para tij edhe pse ai e kishte radhën, raporton dailymail, përcjellë albora.ch.

Ngjarja u bë më “serioze” kur personi në fjalë mori vesh se klienti tjetër mori bërxollën e fundit që ai kishte në plan ta porosiste.

Restoranti u shndërrua shpejt në një arenë, pasi 40 persona u përfshinë në një sherr të paparë, me karrige të hedhura në ajër.

“Gjithçka që doja ishte një bërxolle”, dëgjohet të thotë burri. Sherri përfundoi me largimin e klientëve nga restoranti.

Restoranti tha se policia po heton incidentin, ndërsa konfirmoi se askush nuk u lëndua rëndë./albora.ch/

Marketing