Marketing

Ambasada amerikane në Kosovë, në ditën e të dashuruarve u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen, duke iu kërkuar të jenë të kujdesshëm ndaj familjeve të tyre.

“Javën e kaluar SHBA-të dhuruan edhe mbi 500 mijë vaksina për të mbrojtur kosovarët. Tani ka mënyra të reja, të përshtatshme për të marrë vaksinën tuaj. Këtë festë të Shën Valentinit, tregojuni familjes tuaj se jeni të kujdesshëm duke iu drejtuar klinikës mobile në sheshin Zahir Pajaziti. Kjo mënyrë e re e përshtatshme dhe e lehtë për të marrë vaksinën është falë USAID-it në Kosovë, Programit të Unicef-it në Kosovë në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës./albora.ch/

Marketing