Sot më duket e kotë festa, më duken të kota edhe fjalët. Dua të mendoj për nënat shqiptare, dua të mendoj për guximin, forcën dhe durimin që kanë. 

Marketing

A thua si është sot nënë Ferdonija, e vetme në shtëpinë e saj të mbushur me fotografi e kujtime?! 

Sot dua të mendoj për Vasfijen, sa shpirt të fortë e të guximshëm që ka. E vrarë e lënduar por trime dhe e fortë, ahh sa të tjera janë që heshtin, dhe dhimbjen ushqejnë me lotë! 

Dua të mendoj për të gjitha nënat që humbën fëmijët, për forcën e tyre që fshehin dhimbjen. Sot dua të mendoj për të gjitha femrat që u dhunuan, që britmat e lotët e tyre u dëgjuan deri në qiell, e askush nuk u ndihmoi dot! 

Sot dua të mendoj për fëmijët që humbën nënat e tyre e festën s’kanë kujt t’ia urojnë! 

Mendoj vazhdimisht për të gjithë me kokën lëmsh e sytë të mbushur me lotë, mendoj për jetën dhe vdekjen njëkohësisht. 

Ahh sa trimëresha ka vendi ynë, heroina të gjalla, që zgjohen në mëngjes fshijnë lotët si të mos kishte ndodhur asgjë, ngrenë kokën lartë e nisin ditën me forcë edhe më të madhe se dje!

Urime 8 Marsi o nënat tona, gra të dhunuara, fëmijë jetimë, femra të lënduara që kurrë nuk lodhen së rrëzuari e ngrihen gjithmonë edhe më të forta! 

Ngrije zërin dhe lufto! 

Marketing