Eh, sa mallë kam për ty,
Nënë, Babë, Vëlla e Motër.
Mallë që nuk e shuajnë dot as lotët
që rrjedhin ditë e natë për ju.

Marketing

Më mungoni në gëzim, e në
hidhërim, në Sofër e në
Votër, në Kafe e në muhabet.

Javët, Muajt e Vitet ikin
shpejt, aq shpejt sa më duket
sa hapë e mbyll sytë, dhe
malli vetëm sa vjen e shtohet.

Eeehh, ky Gurbeti na humbi dhe
na treti, na largoi njërin me tjetrin,

Sa në Europë dhe në Amerikë,
çdo herë me shpresën se takohemi
një ditë.

Marketing