Dua të shkruaj e ty të të mendoj,
Sepse kur nuk flas kam frikë se të harrojë.

Marketing

Vitet kanë kaluar e ti askund s’je,
Nuk e kam pranuar se si vetëm më le,

Dua të të shoh e tët përqafoj,
Të mbështetem tek supi e aty të qëndroj,

Dua të bërtas të them emrin tënd
Por, kjo zemër shkreta ende fort më dhëmb!

Dua të flas me ty, sa shumë tët tregoj
Por lotët më ndalin frymën sapo fjalët i filloj…!

(Dedikuar vëllaut tim)

Marketing