Për ty të shkruaj dua çdo ditë,
Për ty që jetës time i dhe dritë,
Për ty që jetës i dhe shumë kuptim,
Për ty që më lumturon gjithmonë Biri im.

Marketing

Sa vargje i shkruaj e sa i mendoj,
Sa ëndrra per ty thur sa herë që të shikoj,
Fjalet nuk kanë fund, ëndrrat s’kanë mbarim,
por, çdo gjë ndryshon kur të marr në përqafim.

Harroj të shkruaj, harroj të lexoj,
Harroj dhe jetën, veq ty të shijoj,
Ndjej aromën tënde në krahët e mi,
aty merr  kuptim fjala Dashuri!

Marketing