Me gjashtë vite burg është dënuar shoferi i autobusit nga Kosova që u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë në korrik të vitit të shkuar, e në të cilin aksident vdiqën 10 persona.

Marketing

Vendimi është marrë nga Gjykata e kësaj komune. Shoferi e ka pranuar fajin për aksidentin. Fillimisht ishte spekuluar se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, por avokati i tij e pati mohuar këtë.

Shoferi i autobusit ishte marrë në pyetje dhe ishte mbajtur në paraburgim pas aksidentit./albora.ch/

Marketing