Agjencia Kosovare e Privatizimit, nën shoqërimin e njësiteve policore, paraditën e së enjtes kanë shkuar në zyrat e ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.

Marketing

Gjatë këtij aksioni pati edhe përplasje mes pronarëve të kompanisë, të cilët refuzonin ta lirojnë objektin, dhe zyrtarëve policorë, shkruan Albora.ch.

Pronarët e “AgroKosova Holding” e kanë quajtur spektakël këtë aksion derisa po pretendojnë se kjo po bëhet pa vendim të Gjykatës.

Ndërsa Policia e Kosovës ka dhënë afat 15 minutëshe që t’i lirojnë zyret.

Pak më vonë, AKP ka dalë me një njoftim zyrtar, ku ka dhënë sqarime pas ndërhyrjes që bëri së bashku me Policinë në zyrat e ndërmarrjes “AgroKosova Holding”.

Sipas AKP-së, Bordi i Drejtorëve të AKP-së ka marrë vendim që të tërhiqen aksionet dhe të vendoset nën administrim të drejtpërdrejt kjo ndërmarrje.

Siç bëhet e ditur në njoftim, nga sot kjo ndërmarrje do të jetë nën administrimin e AKP-së.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme me rastin e tërheqjes së aksioneve sot ka ekzekutuar vendosjen e ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish NBI Suhareka), e cila tani e tutje do të jetë nën administrimin të drejtpërdrejt të AKP-së. Me këtë rast, Agjencia Kosovare e Privatizimit, i bën thirrje të gjithë punëtorëve aktual, të të gjitha profileve, të cilët kanë marrëdhënie pune në ndërmarrjen e re Agrokosova Holding të vazhdojnë punën dhe të mos largohen nga vendet e punës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, “Agro Kosova-Holding” është prodhuese e verës së njohur “Theranda”./albora.ch/

Marketing