Këtë vit shkencëtarët gjermanë po planifikojnë të klonojnë dhe më pas të rrisin derra të modifikuar gjenetikisht për t’ua marrë zemrat e për t’i transplantuar më vonë ato në njerëz.
Krejt kjo e bazuar në një version më të thjeshtë të një derri në ShBA, që muajin e kaluar u përdor për herë të parë në botë në transplantimin e zemrës nga derri te njeriu.
Eckhard Wolf, shkencëtar në Universitetin Ludëig-Maximilians (LMU) në Mynhen, tha se ekipi i tij synon që të ketë specie të reja, të modifikuara nga raca “Auckland Island”, të gatshme për t’iu nënshtruar testimit të transplantimit nga viti 2025, shkruan The Guardian, përcjell albora.ch.
Shkenctari gjerman tha se koncepti i tyre është që të vazhdojnë me një model më të thjeshtë, më saktësisht me pesë modifikime gjenetike.
Puna e tij ka nxitur debat të ashpër në njërin nga shtetet me shkallën më të ulët të dhurimit të organeve dhe me një lëvizje të fuqishme për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.
Wolf, i cili i ka analizuar transplantimet nga kafshët te njerëzit për dy dekada, tha se ekipi i tij do të përdorë teknologji klonuese, që ende nuk është efektive, për të krijuar vetëm “kafshë themeluese”, nga të cilat do të rriteshin më pas gjeneratat identike të klonuara.
Një gjeneratë e tillë do të lindej këtë vit dhe zemrat e këtyre derrave do të testoheshin në një lloj majmuni para se ekipi të kërkojë miratim për një testim në njeri pas dy ose tre vjetëve, tha shkencëtari gjerman./albora.ch/