Marketing

Nuk janë të pakta rastet kur mjekët kosovarë ia kanë mësyrë perëndimit për të ushtruar profesionin e tyre atje, sidomos për shkak të kushteve jo të mira të punës në Kosovë. Vetëm gjatë 4-5 viteve të fundit llogaritet se mbi 400 mjekë e kanë lënë vendin për të punuar në shtetet e Evropës. I tillë është edhe rasti i Kujtim Pllanës i cili tash e 5 vjet punon në Gjermani në drejtimin anastezion me mjekim Intenziv.

“Kam lindur në Prishtinë më 1986. Deri në përfundim të fakultetit të mjeksisë (2014) kam jetuar në Kosovë.  Prej vitit 2016 jam në Gjermani, ndërsa prej 2017 punoj si mjek këtu në drejtimin Anastezion me mjekim Intenziv”, tha ai për albora.ch.

Në kohën kur po jetojmë në pandemi të koronavirusit, e sidomos në fillimet e saj të para kur edhe shpërtheu COVID-19, dr. Kujtimi thotë se të shumtë kanë qenë njërzit që janë penduar se pse nuk janë vaksinuar kundër këtij virusi.

 “ Ka shumë raste që lidhen me këtë temë por që nuk më lejohet që të flas për to, por shumica e rasteve kanë qenë pendimi për mos vaksinim, si dhe pendimi që nuk e kanë kuptuar së sa serioze është situata si rrjedhojë e COVID-19”, theksoi Pllana.

Por, cilat ishin vështirësitë më të mëdha të punës së tij prej anesteziologu në mjekimin intenziv?!

“Në pandemi puna ime shumefishohet edhe veshtirësohet për shkak të specifikave të pandemisë: rrobat dhe mënyra e kontaktit me pacientë, telefonatat e gjata me familjarë, pamundesia e tyre me i pa më të dashurit e vetë, ndoshta edhe për herën e fundit”, përfundoi doktori Kujtim Pllana./albora.ch/

Marketing