Nënvarianti i ri BA.2 i omicron, i njohur edhe si stealt omicron, ka mbërritur në rajon

Marketing

Dy rastet e para janë regjistruar Serbi, raportojnë mediat atje.

“Testi PCR i cili zbulon praninë e mundshme të variantit omikron dhe subvariantit të virusit, në Qendrën Klinike të Serbisë tregoi dyshim për praninë e një nënvarianti të ri BA.2. Në Fakultetin e Mjekësisë, prania e nënvariantit stealt omicron është vërtetuar me teknikën e sekuencës në dy mostra të pacientëve nga Novi Pazari”, zbuloi virologia Tanja Jovanoviq.

Kanë kaluar më pak se tre muaj nga shfaqja e omicron, një lloj i virusit korona që rezultoi të ishte më ngjitësi deri më tani dhe që pushtoi planetin në një kohë rekord, dhe tani nënvarianti i tij është kërcënues, i cili është disi më i vështirë për t’u zbuluar sesa origjinali.

Sipas të dhënave të disponueshme, ky nënvariant është identifikuar në nëntor të vitit të kaluar në Filipine, deri më tani është regjistruar në rreth 70 vende të botës, por më së shumti është përhapur në Danimarkë, Britaninë e Madhe, Indi, Katar, Nepal, Izrael.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka caktuar BA.2 si një nënvariant për t’u monitoruar dhe ende nuk është përcaktuar zyrtarisht si një “shtresë interesi ose shqetësimi” siç ishte rasti me omicronin origjinal.

Marketing