Xherdan Shaqiri nuk do të luaj nga fillimi i ndeshjes me Brazilin. Shaqiri ndjen një dhimbje në kofshë, shkruan Blick, përcjell Albora.ch.

Marketing

 Ndryshe, Yakin mbështetet te të njëjtët lojtarë që startuan në fitoren hapëse 1-0 ndaj Kamerunit.

Qendërmbrojtësit Manuel Akanji dhe Nico Elvedi startojnë siç pritej, pavarësisht se janë të verdhë. Mungesa e Noah Okafor për shkak të një problemi muskulor në kofshë ishte tashmë e sigurt.

Siç pritej, Eder Militao do të ndërhyjë për të dëmtuarin Danilo në krahun e djathtë të brazilianëve. Trajneri Tite ka thirrur Fred të Manchester United për Neymar. 

Formacioni i Zvicrës: Vera; Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Sow, Xhaka, Freuler; Rieder, Embolo, Vargas. 

Formacioni brazilian: Alisson; Militao, Silva, Marquinhos, Alex Sandro; Casemiro, Fred, Paqueta; Raphinha, Richarlison, Vinicius.

Albora.ch.

Marketing