Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka komentuar deklaratat e bëra nga ministrja e Brendshme Britanike, Suella Braverman, që i quajti shqiptarët “pushtues” dhe pjesëmarrës në aktivitete kriminale.

Marketing

Në një konferencë për mediat në Tiranë Dua tha: Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë.

Marketing