Sassuolo merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposht 3-2 në kohën shtesë Cremonesen, falë një goli të shënuar nga lojtari i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami. Mesfushori kuqezi ka qenë vendimtar për skuadrën e Dionisit, duke shënuar golin që vulosi fatin e sfidës në minutën e 92-të.
Marketing
Sassuolo mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë golave të Laurienté dhe Frattesit, por miqtë reagojnë në fraksionin e dytë të lojës duke ngushtuar shifrat me Dessers, që më pas shënon edhe golin e barazimit.
Bajrami, i futur në fushë në minutën e 68-të shënon golin e fitores, të parin me fanellën e Sassuolos, që pas këtij suksesi ngjitet në kuotën e 30 pikëve në tabelën e klasifikimit.
Marketing