Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga Policia në Britani, pasi po kujdeseshin për një “shtëpi bari”.

Marketing

Operacioni u zhvillua në zonën e Bangor High Street, ku shqiptarët Elidon Hodaj, 27 vjeç dhe Landi Ruci, 32 vjeç, po kujdeseshin për 2000 bimë narkotike të ndara në katër kate, me vlerë një milionë paund.

Të dy të pandehurit kanë pranuar sot se kanë prodhuar një drogë të kontrolluar të klasit B nga 31 dhjetori i vitit të kaluar deri më 30 janar të këtij viti. Ata u dënuan përkatësisht me dy vite e dy muaj burg.

Ata pretenduan para gjykatës se familjet e tyre ishin kërcënuar dhe se nuk ndiheshin të sigurt në Shqipëri.

Ndërkohë gjykatësi bëri më dije se pas vuajtjes së dënimit, të dy shqiptarët do të depërtohen në Shqipëri.

Marketing