Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka pasur fjalët të mëdha për mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla, pas fitores 1:0 ndaj Cagliarit.

Marketing

Trajneri portugez ka thënë se Kumbullua ishte lojtari i ndeshjes.

“Për mua si trajner, Kumbulla ishte më i miri i skuadrës. Ai luajti një lojë fantastike. Më jep kënaqësi të madhe sepse në një moment të caktuar të edicionit ai kishte vështirësi. Unë isha shumë negativ në agresivitetin që përdorja gjatë konfrontimit në stërvitje dhe ai ka qenë gjithmonë shumë i qetë, i përulur dhe është rritur”, deklaroi Mourinho.

Kumbullua luajti 90 minuta në fitoren e së dielës ndaj Cagliarit në Serie A.

“Mendoj që është lojtar që përshtatet më mirë në mbrojtjen me tre lojtarë. Ka pasur ndeshje të mirë”. /albora.ch/

Marketing