Blerim Vela, Shef i Kabinitetit të Presidencës, ka reaguar në lidhje me Referendumin e Serbisë për Ndryshime Kushtetuese i cili nuk u mbajt në Kosovës, duke thënë se “përkundër kërcënimeve që buruan nga Serbia, ishte ditë paqësore në Kosovë”.

Marketing

Sipas Velës, “strukturat ilegale nuk ia dolën ta mbajnë referendumin”, pas rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës që e ndalonte mbajtjen e saj brenda territorit të vendit.

“Kosova mbajti pozicion parimor që mirëmban paqen dhe stabilitetin rajonal duke e rujatur sovranitetin dhe integritetin territorial”, përfundoi Vela në Twitter.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryteari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishin njëzëri kundër referendumit serb brenda Kosovës, të cilën përmes një deklarate të përbashkët e quajtën antikushtetuese dhe në kundërshtim me sovranitetin e vendit. /albora.ch/

Marketing