Propozimin e Blerim Isufajt nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit po e vlerësojnë të papranueshëm, tri organizata joqeveritare, të cilat kanë kërkuar edhe nga presidentja e vendit të mos e dekretojë këtë propozim.

Lidhur me këtë gazetari Vehbi Kajtazi, ka shkruar se përpjekjet për të penguar dekretimin e kryeprokurorit të shtetit janë djallëzore.

Marketing

Sipas tij kush do që e do një gjë të tillë është duke u rreshtuar krah kandidatit të Qeverisë, Armend Hamiti.

 “Çdo përpjekje me pengu dekretimin e kryeprokurorit është djallëzore. Ata që po duan një gjë të tillë, janë rreshtuar në krah të kandidatit të Qeverisë, Armend Hamiti, nga i cili nuk kërkuan sqarime se pse shoqërohet me një të dënuar si, Shaban Kilaj”, shkruan ai./albora.ch/

Marketing