Kongresi amerikan nderoi dy shqiptarët nga Ulqini, babë e birë të cilët u shpallën Heronj të Nju Jorkut, për ndihmën që i dhanë një gruaje koreane 61 vjeçare.

Marketing

 “Pa hezitim dhe pa u menduar dy herë, ata u hodhën në veprim – duke e vënë veten në rrezik për ta shpëtuar atë” tha kongresistja Grace Meng e cila mbajti një ceremoni të veçantë për nder të tyre.

 “Ata janë heronj të vërtetë, andaj unë bashkë me shumë njujorkez në Queens dhe në pjesën tjetër të qytetit të Nju Jorkut, duam vetëm të ju themi: faleminderit, si dhe të përshëndetim aktin e vetëmohimit dhe guximin e tyre” shtoi tutje.

Louie Suljovic 37 vjeç dhe babai i tij 68-vjeçar Qazimi, u goditën disa herë me thikë të shtunën e kaluar, teksa po përpiqeshin të ndihmonin një grua aziatike 61-vjeçare, e cila u sulmua nga tre të rinj jashtë picerisë Louie’s në Elmhurst.

Për këtë u ndanë 731 mijë dollarë në ndihmë të dy shqiptarëve që u therën me thikë.

Melanie Brussat, organizatore e mbledhjes së ndihmave, as që e kishte menduar se për një javë, nëpërmjet GoFundMe, do të mblidheshin 731,380 dollarë të mbledhura nga qëllimi 75,000 dollarë. Bëhet e ditur se lista e donatorëve numëron mbi 15.8 mijë donacione kryesisht aziatikë që e organizouan këtë mbledhje fondesh në emër të dy shqiptarëve./albora.ch/

Marketing