Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” me seli në Suedi ka bërë një kërkesë në adresë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Marketing

Në këtë apel kjo shoqatë e sheh të nevojshme që presidenti Biden ta merr në konsideratë përshpejtimin e proceseve për lirinë e popullit ukrainas e po ashtu në të njejtën kohë për përshpejtimin e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së, si, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qipro.

Po ashtu kërkohet anëtarësimi i Kosovës në NATO, anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme financiare që të fillojë zhvillimi dhe ngritja ekonomike e Kosovës, për hapjen e vendeve të lira të punës dhe ngritjen e Ushtrisë së Kosovës. /albora.ch

Kërkesa e plotë:

LUTJE TË MADHE PËR SHKEQLËSINË E TIJ JOE BIDEN PRESIDENTIN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

I dashur shkëlqësia e Juaj, Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Bashkëndjejmë dhimbje të mëdha për viktimat e popullit ukrainas nga një pushtues rus siç është krimineli Putin, i njëjti sikurse që ishte krimineli Slobodan Milosheviq. Ne, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artisatëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, drejtojmë lutje për Ju, që edhe njëherë me autoritetin Tuaj të pakontestueshëm në rang botëror, ta merrni në konsideratë përshpejtimin e proceseve për lirinë e popullit ukrainas e po ashtu në të njejtën kohë për përshpejtimin e:

  • Njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së, si, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qipro;
  • Anëtarësimit të Kosovës në NATO;
  • Anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimin Evropian;
  • Ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme financiare që të fillojë zhvillimi dhe ngritja ekonomike e Kosovës, për hapjen e vendeve të lira të punës dhe ngritjen e Ushtrisë së Kosovës.

Ne e bëjmë këtë lutje për Ju, i dashur President Joe Biden, sepse Kosova dhe populli shqiptar ndodhet pranë një rreziku të madh nga sllavo-Rusia e ”madhe” dhe sllavo-Rusia e vogël që është vetë Serbia. Për të ruajtur pavarësinë e Republikës së Kosovës që është rezultat i vetë Juve President Joe Biden dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si lidere e lirisë së popullit shqiptar, për çka u jemi mirënjohës sa të ketë shqiptarë mbi këtë tokë. Prandaj edhe luteni për ndërhyrjen e Juaj vendimtare e përfudimtare.

Jemi të bindur fuqishëm se ndërhyrja e Juaj, do ta arrijë PAQËSIMIN e popujve për Liri dhe Demokraci. Do të thoshim po ashtu se ky paqësim do ngritë sigurinë e popujve për investime me ngritje ekonomike të vërtetë botërore bashkë me aleancat ndërkombëtare në krye me SHBA-të. E tërë kjo do ishte grushti e fundit i Putinit dhe Vuçiqit që kanë synime grabitçare të tokave të popujve përreth tyre.

Hysen Ibrahimi, Kryetar.

Marketing