Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.

Marketing

Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri Rama.

Ai publikoi një video, ku ndër të tjerash shkroi “Për vizitë tek Presidenti Thaçi”.

Ish-presidenti Thaçi është paraqitur sot në një lidhje direkte në kuadër të konferencës dëgjimore në Speciale.

Thaçi është deklaruar i pafajshëm, teksa tha se zgjerimi i aktakuzës është shumë i paqartë për shkak të redaktimeve të shumta, e që nuk ka arritur as ta kuptojë sic duhet.

“Nuk kam çfarë të shtojë, por deklarohem i pafajshëm megjithëse ende s’kam arritur që ta lexojë aktakuzën, por deklarohem i pafajshëm. Zotëri gjyqtarë theksova se amendamentet tuaja janë shumë të redaktuara nuk mund ti lexojë, nuk kam arritur dhe prandaj s’i kam kuptuar , por deklarohem i pafajshëm”, deklaroi Thaçi.

Rama dhe Thaçi ndër vite janë njohur si bashkëpunëtorë dhe miq të mirë./albora.ch/

Marketing