Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar pasi akuzohet se rrahu prindërit e tij.
Policia mbërriti në shtëpinë e të riut pas njoftimit se aty po ushtrohej dhunë duke e arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin, i cili tashmë duhet të japë llogari për veprën penale “Dhunë në familje”, raporton abcnews.al, përcjell albora.ch.
Marketing
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.”/albora.ch/
Marketing