Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy, e cila ishte planifikuar të mbahet në fund të këtij muaji, është shtyrë për të dytin vit radhazi, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

“Pas shqyrtimit dhe analizës së kujdesshme me zyrtarët e qytetit dhe shtetit, ekspertët e shëndetit dhe sigurisë, komunitetin e artistëve dhe partnerët tanë të shumtë, Akademia e Regjistrimit dhe CBS kanë shtyrë shfaqjen e 64-të vjetore të Çmimeve GRAMMY,” njoftuan CBS dhe Akademia e Regjistrimit në një deklaratë të përbashkët.

“Shëndeti dhe siguria e atyre në komunitetin tonë muzikor, audiencës live dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur për të prodhuar shfaqjen tonë, mbetet prioriteti ynë kryesor”, thuhet tutje.

Shfaqja ishte planifikuar të zhvillohej në Los Angeles me “The Daily Show” Trevor Noah si nikoqir edhe një here.

 “Duke pasur parasysh pasigurinë rreth variantit Omicron, mbajtja e shfaqjes më 31 janar thjesht përmban shumë rreziqe. Ne mezi presim të festojmë natën më të madhe të muzikë në një datë të ardhshme, e cila do të shpallet së shpejti”, shtuan kompanitë.

Çmimet Grammy të vitit të kaluar u shtynë nga janari në mars për shkak të pandemisë. Shfaqja përfundimisht u zhvillua, kryesisht jashtë në Qendrën e Konventave të Los Anxhelosit me një audiencë më të vogël. /albora.ch/