Vitet e fundit kafshimet e rriqrave në Zvicër janë rritur ndjeshëm. Tani disa studiues nga Roma kanë zbuluar një shpjegim: mjedisi është gjithnjë e më mikpritës për ta.

Rriqra të rrezikshme mund të gjenden në drithërat dhe në bimë në buzë të pyjeve dhe shtigjeve deri në 1.5 metra të larta, duke pritur për kalimin e njerëzve ose kafshëve.

Shtrirja mbulon afërsisht 4000 kilometra katrorë, afërsisht dyfishi i sipërfaqes së kantonin e St.Gallen. Një nga arsyet mund të gjendet në kushtet klimatike të ndryshuara, veçanërisht në lartësitë ndërmjet 500 dhe 1000 metra mbi nivelin e detit. Shumimi I tyre ka si pasojë një rritje të pickimeve: ndërmjet 2012 dhe 2016 ishin 10.000 në vit, mes 2017 dhe 2021 flasim për 14.000 raste (+ 40%).

Marketing

Veçanërisht për këtë vit është ende e vështirë të parashikohet nëse do të karakterizohet me shumë pickime, thekson Suva.

Megjithatë, javët e ardhshme mund të na japin tashmë të dhëna, pasi kushtet e motit në prill ndikojnë shumë në numrin e kafshimeve: sa më e butë dhe me diell të jetë, aq më shumë raste regjistrohen./albora.ch/

Marketing